Në kuadër të finales së Ligës së Konferencës në mes Olympiacosit dhe Fiorentinës, kreu i FFK-së, Agim Ademi, të mërkurën, ka takuar trajnerin e njohur turk Ergin Ataman dhe kuzhinierin e famshëm Nusret Gokçe.
I pari i futbollit tonë përmes llogarisë së tij në Instagram, ka thënë se ishte kënaqësi të takosh dy njerëz të mëdhenj.
“Kënaqësi takimi dhe ndeja me trajnerin e njohur turk, Ergin Ataman, i cili e udhëhoqi Panathinaikosin drejt titullit të kampionit në EuroLeaguen e basketbollit si dhe me kuzhinierin e famshëm Nusret Gokçe, i njohur në tërë botën për rrjetin e restoranteve të tij zinxhirë ‘Nusr-Et”, ka shkruar Ademi.
Finalja mes Olympiacosit dhe Fiorentinës luhet sonte në Athinë dhe fillon në orën 21:00