Presidenti Ademi takon Fenomenin, a do ta vizitojë sërish Ronaldo Kosovën?

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi gjatë qëndrimit në Katar, ku ishte pjesëmarrës në hapjen e Kupës së Botës, ka takuar personalitet të larta të futbollit botëror.

I pari i futbollit tonë, ka takuar legjendën brazilian Ronaldon të njohur me nofkën ‘Fenomeni’.

Ademi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka treguar bisedën me Ronaldon. Numri një i futbollit tonë, tha se e ka ftuar brazilian që ta vizitojë Kosovën.

“Pas ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2022, Katari – Ekuadori, e takova Fenomenin Ronaldo Luís Nazário de Lima. E kujtuam vizitën e tij të parë menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Ftesën time për ta vizituar sërish Kosovën, Fenomeni e pranoi me kënaqësi”, ka shkruar Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *