Presidenti Ademi për ditën e gruas: Kemi vajza të arta dhe gra të zonja

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka uruar 8 marsin, ditën e grave përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai mes tjerash ka thënë se gratë ndër vite kanë dëshmuar modelin e mirë e të qenit grua e suksesshme dhe nënë e përkushtuar.

“Të gjitha grave, nënave e motrave tona u uroj të kenë shëndet dhe t’i arrijnë qëllimet e tyre. Në shoqërinë tonë kemi shumë gra të cilat kanë dëshmuar ndër vite modelin e mirë e të qenit grua e suksesshme dhe nënë e përkushtuar. Kemi vajza të arta dhe gra të zonja, të cilat me sukseset e tyre kanë bërë krenar jo vetëm familjet por edhe atdheun e tyre”, ka shkruar Ademi.

Ai më tutje ka thënë se ndihet krenar që po rritet numri i grave të interesuara për t’u marr me futboll dhe se FFK do të jetë në përkrahje dhe mbështetje të tyre.

“Jam shumë i lumtur që edhe në futboll po rritet numri i të interesuarave për t’u marrë me futboll, e po ashtu ndjehem krenar që edhe në FFK kemi vajza e gra të suksesshme, të cilat kanë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e futbollit. Ne gjithmonë do të jemi përkrah tyre për t’i ndihmuar dhe për t’ua lehtësuar rrugën drejt suksesit”, thuhet në fund të shkrimit të Agim Ademit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *