Presidenti Ademi nderon Fadil Vokrrin në trevjetorin e vdekjes

Në trevjetorin e ndarjes nga jeta, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi ka nderuar legjendën e futbollit kosovar Fadil Vokrri.

Presidenti Ademi në shoqërim të delegacionit të FFK-së, së bashku me prijësin e tifo-grupit “Dardanët” dhe me disa veteranë të futbollit kosovar, bënë homazhe dhe vendosën buqeta lulesh te varri i legjendës Vokrri.

Presidenti i FFK-së së bashku me përfaqësuesit e kësaj Federate kujtimin për Fadil Vokrrin do ta mbajnë gjithmonë të gjallë, për kontributin e tij të dhënë në futbollin kosovar përgjatë viteve dhe për karakterin e tij të fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *