Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka mohuar lajmet se ishte suspenduar nga UEFA.
Ademi mohoi kategorikisht këtë raportime, duke thënë se nëse dikush e ka letrën, le ta publikojë.
“Nxirrni atë letër. Nuk ka hatër e me të njofshëm në UEFA. Nuk ka shanse me pas aso letre. Kush e ka, le ta nxjerrë”, tha ai në emisionin “AS”.