Kombëtarja e Kosovës do të udhëhiqet nga trajneri i ri në miqësoren ndaj Zvicrës që luhet më 29 mars.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se Kosova do të jetë me trajner të ri për miqësoren ndaj Zvicrës, shkruj uan gazeta-topi.
“Miqësorja me Zvicrën e gjen Kosovën me trajner, gjithsesi ne do ta kemi para kësaj ndeshje, në grumbullim do të jetë dhe do ta udhëheqë atë ndeshje ai i cili do të jetë trajner i ri”, ka thënë Ademi në ATV.
Ai po ashtu ka konfirmuar se ka biseduar me të gjithë trajnerët që kanë shfaqur interesim për ta marrë drejtimin e Kosovës.
“Janë pesë trajner, të gjithë që janë përfol kemi biseduar. Kemi biseduar me të gjithë sepse e kam ndje si obligim për shkak të korrektësisë për ata që kanë konkuru me shku me u taku me ta, me ata nuk kam pasur mundësi me u taku jemi dëgju përmes telefonit dhe Skypes dhe i kam falënderuar në maksimum”, ka treguar fillimisht kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kosova është pa trajner që prej se e FFK-ja e shkarkoi zviceranin Bernard Challandes në tetor të vitit të kaluar.