Presidenti Ademi: Ishte kënaqësi që isha pjesë lansimit të projektit të Klubit të futbollit të vajzave ‘Prishtina’

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin dhe kreu e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama sot ishin pjesë e lansimit të projektit të Klubit të futbollit të vajzave ‘Prishtina’ – Fuqizimi i vajzave/grave përmes futbollit dhe integrimi i të gjitha komuniteteve, të cilin ky klub e ka fituar nëpërmjet UEFA Foundation.

Numri një i futbollit tonë, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë ndihet i lumtur që ishte pjese e këtij evenimenti sportiv.

Ky është postimi i Ademit:

Kisha kënaqësinë që sonte së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama të isha pjesë e ceremonisë së lansimit të projektit të Klubit të futbollit të vajzave ‘Prishtina’ – Fuqizimi i vajzave/grave përmes futbollit dhe integrimi i të gjitha komuniteteve, të cilin ky klub e ka fituar nëpërmjet UEFA Foundation.

Ky projekt do të implementohet në shkolla në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat.

#BashkëPërFutbollin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *