Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 35.
Ndeshja hapëse e programit të ditës së sotme do të jetë mes Leeds United e Tottenham Hotspur, ndërsa kryendeshja e kësaj xhiro do të jetë mes liderit Manchester Cityt dhe skuadrës në top formë Chelseat.
Programin e sotëm do ta mbyll ndeshja mes Liverpoolit e Southamptonit, ku “Të Kuqtë” synojnë me çdo kusht tre pikët e plota për të mbajtur gjallë shpresat për Top 4.
Nëse Manchester City arrin që të mposhtë Chelsea sot, skuadra e Pep Guardiola edhe zyrtarisht do ta fitonte titullin e Premier Ligës.
Pas 34 xhirosh, tabela kryesohet nga Manchester City me 80 pikë, 13 më shumë se Manchester United në vend të dytë, ndërsa Top 4 e mbyllin Leicester me 63 pikë dhe Chelsea me 61 pikë.
Në anën tjetër, Fulham që zë vendin e 18 me 27 pikë, dhe West Brom që gjendet në pozitën e 19 me 36 pikë, janë dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, kurse Sheffield United ka siguruar rënien nga Premier Liga, ku pas 34 xhirosh ka arkëtuar vetëm 17 pikë në pozitën e fundit në tabelë, raporton KP.
Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.
13:30 Leeds United (11) – Tottenham Hotspur (6) (Stadiumi Elland Road)
16:00 Sheffield United (20) – Crystal Palace (14) (Stadiumi Bramall Lane)
18:30 Manchester City (1) – Chelsea (4) (Stadiumi Etihad) 21:15 Liverpool (7) – Southampton (16) (Stadiumi Anfield Road)