Premierliga vazhdon sot me dy ndeshje joshëse, anulohet sfida e Unitedit

Premierligën e futbollit anglez vazhdon sot me ndeshjet e javës së 17-të të cilat pritet të sjellin përballje mjaft joshëse.

Vëmendja do të jetë te takimi Norwich – Aston Villa e cila nis nga ora 20:45 ku edhe pritet rikthimi i Milot Rashicës i cili vazhdon të mbetet jashtë fushe për shkak të lëndimit.

15 minuta më vonë nis sfida tjetër ndërmjet Manchester Cityt e Leedsit e cila pritet të sjellë një përballje joshëse, kur dihet se Leeds shpesh dinë t’i befasojë skuadrat e mëdha.

Për shkak të infektimit me COVID-19 të disa lojtarëve te Manchester Unitedi sfida e djajve të kuq me Brendfordin është shtyrë.

Ndeshjet tjera luhen ditën e nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *