Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull, pasi në një rast u bë një gabim trashanik.
E gjitha kjo ndodhi në minutën e 42-të të ndeshjes, kur topi hyrë në portë, por goli nuk u pranua.
Portieri i Aston Villas, Orjan Nyland nuk arriti ta perceptoj mirë topin dhe u fut me gjithë të brenda vijave të portës, por teknologjia e vijës së golit nuk vendosi ta pranojë golin.
Pas kësaj ndodhie, lojtarët e Sheffieldit iu drejtuan gjyqtarit kryesor Michael Oliver për të sinjalizuar golin, por ai vendosi ta vazhdoj lojën.
Ky mos pranim i këtij goli ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, ku ka pasur komente nga më të ndryshmet.