Premierliga do të inkuadrojë një rregull të ri dhe pritet të inkuadrohet me gjashtë shkurt në ndeshjen ndërmjet Aston Villës dhe Arsenalit.
Rregulli përcakton përplasjet kokë me kokë, dhe në rast të lëndimit, skuadra mund të bëjë dy zëvendësime shtesë.
Lëndimet e kokës nuk janë të panjohura në Premierligë, Petr Cech, ishte njëri nga lëndimet më të famshme, dhe së fundmi, Jan Vertonghen kishte thënë se lëndimi në kokë i ka lënë pasoja, dhe sigurisht i fundit, Raul Jimenez i cili u lëndua në kokë.
Rregulli i ri do të jetë në provë deri në fund të sezonit 2020-2021.
Edhe Premierliga në konkurrencën e femrave do të aplikojë këtë rregull.
Premierliga do të jetë liga e parë në botë që do të aplikojë një rregull të këtillë.