Futbolli në Premier League është rikthyer por nuk është i njëjti pa fansat, apo jo?
Ka qenë fantastike të shohim ndeshje futbolli, por pa zhurmë dhe në stadiume të zbrazëta disi lë një shije të hidhur, transmeton Periskopi.
Duket se jemi larg kohës kur do t’i shohim fansat nëpër stadiume përsëri.
Sidoqoftë, kur ata eventualisht të rikthehen, mund të ketë një ndryshim të madh për ta.
Sipas “The Times”, klubet e Premier Leagues do të kërkojnë që fansat e tyre të mund të pinë alkool nëpër ulëset e tyre.
Ligji 25-vjeçar ia ndalon fansave të përdorin alkool në afërsi të fushave.
Që nga viti 1985, fansave u lejohet të konsumojnë alkool për 15 minuta, por jo nga ulëset.
Mirëpo, klubet besojnë se kjo metodë inkurajon pirjen me sasi të madhe të alkoolit brenda një kohe të shkurtër.
Sipas “TalkSport”, TalkSport, Sunderland, Ipswich Town, Doncaster Rovers, Accrington Stanley, Port Vale, Forest Green Rovers, Lincoln City, Tranmere Rovers dhe Northampton Town dëshirojnë ta testojnë këtë metodë.