Premier League në gjendje alarmante, vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e planifikuara zhvillohen sot

Premier League është në një gjendje alarmante me koronavirus.

Në kampionatin anglez me shumë ndeshje të shtyra për të shkak të situatës alarmante me COVID-19, me kampionatin që rrezikohet në masë të madhe në javët e ardhshme.

Megjithatë, disa ndeshje do tëzhvillohen sot. Vëmendjen e merr dueli i orës 18:30 mes Leeds United dhe Arsenal me topçinjtë që synojnë suksesin e radhës për të ruajtur vendin e 4-t.

Në orën 16:00, Aston Villa e Steven Gerrard do të përballet me Burnley. Trajneri anglez e ka rikthyer tek rezultatet pozitive skuadrën e Aston Villas dhe tashmë skuadra duket në rrugën e duhur.

Ndeshjet e shtyra janë këto:

Manchester United – Brighton.

Southampton – Brentford.

Watford – Crystal Palace.

West Ham United – Norwich.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *