Llapi të enjten do zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Shkupit në “Fadil Vokrri”.
Në ndeshjen e parë, Llapi u mposht me rezultat 0 – 2, por tani me praninë e tifozëve, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina synon përmbysjen e ‘çmendur’.
E për t’i dhënë motiv lojtarëve, presidenti i Llapit, Beqir Batatina ka vendosur një premi marramendëse nëse kalojnë në fazën tjetër.
Batatina për lajmi.net, tha se do japin plotë 30 mijë euro për çdo lojtarë nëse sigurojnë kalimin tutje.
“Po, në rast që shkojmë tutje, premia është 30 mijë euro për lojtarë”, tha shkurtimisht presidenti i Llapit.
Ndërkohë, takimi mes Llapit dhe Shkupit zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.