Thomas Tuchel mbrojti Lukakun nga kritikat për shkak se kishte prekur topin vetëm shtatë herë (njëra prej të cilave ishte në fillim të lojës) në fitoren 1-0 të Chelsea ndaj Crystal Palace të shtunën, rekordi më i ulët i çdo lojtari në 90 minuta.
Ishte një ndeshje e Premier League vitit 2003 kur u regjistruan për herë të parë këto të dhëna.
“Lukaku është në qendër të vëmendjes dhe ne do ta mbrojmë atë. Ai do të jetë gjithmonë pjesë e zgjidhjes, pavarësisht se nuk ka qenë aq i përfshirë në lojë. Kjo ndodh me sulmuesit, kur ju mungon besimi ose keni vështirësi në gjetjen e hapësirave. Natyrisht, nuk është ajo që duam ne, as Lukaku, por nuk është koha as për të qeshur me të apo për të bërë shaka me të”, u shpreh trajneri gjerman i Chelsea për sulmuesin e fuqishëm belg.