Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arkëtuar një pikë nga takimi në udhëtim me Republikën e Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Shqipëria mori një pikë falë barazimit 1:1 me Çekinë në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë.
Përkundër dominimit të lehtë nga ana e vendasve, fraksioni i parë i lojës u mbyll baras pa gola.
Pjesën e dytë më mirë e nisën nikoqirët që kaluan në avantazh falë golit të Cernyt në minutën e 56-të.
Festa e vendasve zgjati vetëm 10 minuta kur Nedim Bajrami me një eurogol nga distanca heshti tifozët çekë dhe barazoi shifrat.
Shqipëria me këtë pikë zë vendin e dytë me 7 pikë, një më pak se Çekia lidere.
Kjo sfidë që po luhet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë i takon Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro2024”.
Kujtojmë se pjesë e Grupit E me Shqipërinë dhe Çekinë janë edhe Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.