Tifozët e Borussia Dortmundit kanë arritur ta bindin ish-yllin e Salzburg, Erling Haaland, të nënshkruajë për ekipin e tyre të zemres përmes një forme mjaft të veçantë.
Sipas Daily Mail, tifozët e ish-kampionëve gjermanë, përmes një videoje, formuan murin e verdhë në shenjë respekti dhe admirimi për norvegjezin, transmeton lajmi.net.
Ky gjest e motivoi sulmuesin dhe kjo ishte ndër arsyet kryesore që e shtynë 19-vjeçarin të transferohej te Verdhezinjtë.
Drejtori sportiv i Dortmund, Micheal Zorc, e zbuloi këtë detaj interesant.
Gjatë tre paraqitjeve të para me ekipin gjerman, Haaland ka shënuar 7 gola. Statistikë kjo që tregon formën e lartë që po kalon lojtari.
Për Haaland interesim shfaqi edhe Manchester United, mirëpo videoja siç duket paska qenë speciale për norvegjezin që zgjodhi gjermanët para Djajve të Kuq.