Portugalia ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Pas barazimit me Spanjën, portugezët shënuan fitore bindëse ndaj Zvicrës në ndeshjen dytë të Grupit 2 në Ligën A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Jose Alvalade” përfundoi me rezultatin 4:0.
William Carvalho (15’), Cristiano Ronaldo (35’, 39’) dhe Joao Cancelo (68’) shënuan golat e fitores për vendasit.
Portugalia me katër pikë renditet e para në grup, kurse Zvicra e fundit me zero pikë.