Portieri shënon në sekondat e fundit të ndeshjes, e shpëton nga humbja Sevillën

Është mbyllur me barazim 1:1 ndeshja mes Valladolidit dhe Sevillas e vlefshme për xhiron e 28-të në La Liga.

Sevilla ishte në disavantazh deri në fund të ndeshjes, kur u shënua goli i barazimit, shkruan GE.

Por, ky gol ishte edhe më special, pasi u shënua nga portieri Bono në sekondat e fundit të ndeshjes.

Bono kishte shkuar përpara për ta ndihmuar ekipin të barazojë dhe pas një tollovie të krijuar arriti të dërgonte topin në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *