Kush do ta mendonte se portierin më të shtrenjtë në botë, Kepa Arizbalaga, nuk do ta dëshironte askush në skuadër.
Dy vite më parë, Chelsea e transferoi nga Athletico Bilbao Kepan, për 80 milionë euro.
Kepa nuk e ka fituar besimin e Frank Lampard, që së fundi kanë transferuar Eduard Mandyn nga Rennes.
Edhe pse Chelsea dëshiron shitjen e Kepas, nuk ka asnjë skuadër në Evropë nuk e dëshiron atë.
Madje, në Angli raportohet se për Kepan nuk ka interesim as për një huazim një vjeçar, diçka që do të pranohej edhe nga Chelsea.
Tani, Lampard do t’i ketë në dispozicion tre portierë, Mandyn, Kepan dhe Walleron.