Me shfaqjen e rasteve me koronavirus brenda kampit të Manchester United, portieri Lee Grant është bërë pjesë e stafit të trajnerëve.
Grant edhe pse nuk zhvilloi asnjë minutë në fitoren e United kundër Neëcastle me rezultat 3:1, mori vëmendjen e tifozëve.
Në momentin kur po zëvendësoheshin Juan Mata e i riu Shola Shoretire në fitoren 3:1 të dielën në “Old Trafford”, Grant po vepronte si gjyqtar i katërt që mbante tabelën lart për të njoftuar lojtarët që do të zëvendësohen.
38-vjeçari, Lee Grant është pjesë e “Djajve të Kuq” nga viti 2018 kur iu bashkua nga Stoke City.