Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri në garë për pritjen më të mirë në Ligën e Konferencës

Të enjten mbrëma, Ballkani zhvilloi ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Skuadra kampione e Kosovës barazoi 1:1 me Clujin, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Njëri nga më të dalluarit te Ballkani ishte edhe portieri, Stivi Frashëri.

Një pritje fantastike e tij në këtë ndeshje është përzgjedhur si një nga më të mirat nga xhiro e parë e ndeshjeve në fazën e grupeve.

Megjithatë, pritja e Frashërit mund edhe të zgjidhet si më e mira, nëse merr më së shumti vota.

Fansat mund të votojnë në faqen zyrtare të Ligës së Konferencës, duke klikuar KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *