Portieri i Anglisë me super gafa para fillimit të Kupës së Botës

Numri 1 i Anglisë, Jordan Pickford ka bërë një gafë në prag të Kupës së Botës pasi i dhuroi Bournemouth-it dy gola. Portieri i Everton-it nuk arriti ta kontrollonte topin duke lejuar Marcus Tavernier të shënonte golin e parë.

Kieffer Moore ka realizuar golin e dytë për Bornemouth pas një tjetër gabimi nga Pickford. 28-vjeçari pritet të jetë numri 1 i Anglisë në Katar, por forma e tij duhet të shqetësojë shumë trajnerin Gareth Southgate.

Një tifoz tha në Twitter: “Pickford ka bërë një gafë absolute. Është një kapje kaq e lehtë”. Një tjetër tha: “Jordan Pickford hoqi qafe gabimin e tij të zakonshëm para Kupës së Botës?”. Një i tretë shkroi në Twitter: “Kjo është tronditëse nga Pickford. Absolutisht tronditëse.”

Trajneri i Three Lions, Southgate, gjithashtu duhet të jetë i shqetësuar edhe për dëmtimin e pësuar nga James Maddison, i cili doli duke çaluar për Leicester kundër West Ham menjëherë pasi shënoi golin e parë.

Ai u ngushëllua nga kapiteni i Hammers, Declan Rice, me të cilin do të stërvitet dhe do të luajë së bashku në fund të këtij muaji nëse dëmtimi nuk është aq serioz sa ta lërë atë jashtë Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *