Pornostarja i zbulon të gjitha: Ja nata ime tre lojtarë të Manchester United

“Vetëm se kanë shumë para nuk do të thotë se ata janë bujarë”. Kështu e nisi Shona River, pornostare e njohur, rrëfimin për detajet e mbrëmjes së kaluar me tre lojtarë të Manchester United. Më tej shtoi: “Më ka ndodhur të jem eskortë për lojtarët e një ekipi shumë të rëndësishëm. Futbollistë të famshëm dhe të pasur, kështu që mendova: kjo është më e mira që mund të më ndodhë. Por, nuk është kështu. Ata presin që të jeni me ta vetëm sepse janë të famshëm. Pra, nuk duan të dalin hapur me ty, thjesht aspirojnë një vajzë në hije, për t’u shfryrë”.

Gjatë podcastit “How To Be A Pornstar”, i cili përshkroi rastet e disa yjeve pornografike, të cilat gjithashtu u bënë eskorta, Shona River nënvizoi: “Futbollistët e Premier League presin që shoqërueset të punojnë falas. Një herë ndodha të isha me një lojtar për tri ditë dhe në fund, kur shkova të numëroja paratë pashë se më mungonin dyqind euro. Ai më tha: Ah, po, më fal, por duhej të paguaja picat për veten dhe miqtë e mi, ndaj nuk kisha para të tjera në xhep. Unë mbeta pa fjalë”. 28-vjeçarja hungareze rrëfeu se bëhet fjalë për disa lojtarë të Manchester United, por nuk përmendi emrat e tyre. Asnjë koment deri më tani nga klubi anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *