Politano: Nuk u trajtova mirë te Interi, tani kam gjetur formën te Napoli

Matteo Politano ka gjetur buzëqeshjen te Napoli, ku është shndërruar në një lojtar formacioni nën drejtimin e Genaro Gattusos.

Ai i dha fitoren Napolit në Ligën e Evropës ndaj Real Sociedadit, ndërsa edhe në kampionat ka shënuar.

Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, sulmuesi italian foli me superlativa për punën e bërë nga Gattuso, teksa nuk ngurroi të thumbojë edhe ish klubin e tij, Interin.

“Kur erdha këtu, mu desh pak kohë që të ambientohesha, por tani falë trajnerit , po punoj shumë dhe jam gjithmonë gati të bëj më të mirën në fushën e lojës”.

“Vija pas një periudhe të keqe te Interi, ku nuk u trajtova mirë dhe tani po rigjej formën më të mirë”, ka thënë Politano.

Sulmuesi iu bashkua Interit në verën e 2018 dhe pas një sezoni të mirë nën urdhrat e Luciano Spallettit, ai nuk e gjeti veten te Antonio Conte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *