Ndeshja do të mbahet me 23 janar, ditën e shtunë në Dubai, në Abu Dhabi Arena, në prani të tifozëve në sasi të limituar shkaku i rregullave anti-COVID-19.
McGregor kishte triumfuar në vitin 2014 ndaj Poirier në rundin e parë me TKO, kjo është ndeshja e tyre e dytë që luftojnë me njëri-tjetrin.
McGregor ka një rekord prej 22 fitoresh në 26 ndeshje ndërsa ka humbur katër. Ndërsa Poirier, ka regjistruar 33 ndeshje ku ka fituar 26 prej tyre dhe ka humbur gjashtë dhe ka një barazim.
Kjo është një javë e rëndësishme për divizionin e peshave të lehta, Lightweight, pasi presidenti i UFC-së, Dana White ka deklaruar që Nurmagomedov, i cili njoftoi pensionimin e tij pasi mundi Justin Gaethje në tetor të vitit të shkuar, tha që rusi mund të kthehej për një luftë më shumë nëse ndonjë nga katër kandidatët e tanishëm është mjaft mbresëlënës.
Nurmagomedov, nga ana e tij, ka thënë vazhdimisht se ai nuk ka ndërmend të luftojë, por ai megjithatë mbetet kampioni aktual i peshave të lehta.
Dueli pritet të zhvillohet në Abu Dhabi Arena, rreth orës 18:30 të kohës tonë dhe pritet të ketë një prani të 2000 tifozëve.