Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba i ka reaguar ashpër mediumit anglez “TheSun”.
Tabloidi britanik kishte raportuar se Pogba e kishte injoruar trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer pas humbjes turpëruese 0-5 nga Liverpooli.
Një gjë të tillë Pogba e ka quajtur “shpifje” të mediumit anglez, duke shtuar se “gazetarët po përdorin emrin e tij për të rritur audiencën”.
“Media dëshiron të krijojë ende polemika me lajme tërësisht false. Gënjeshtër e madhe, për një lajm të pavërtetë, Gazetarët përdorin emrin tim për të rritur audiencën e tyre”, shkroi Pogba në Instagram.
“TheSun” gjithashtu kishte raportuar se agjenti i Pogbas, Mino Raiola kishte kërkuar ndërprerjen e negociatave për rinovimin e kontratës së lojtarit të tij me “Djajtë e Kuq”.