Pogba i përgjigjet ofertës së Manchester Cityt

Paul Pogba pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga skuadra e Manchester United, pasi kontrata aktuale e tij përfundon më 30 qershor, ndërsa djajtë nuk kanë ofruar asgjë për rinovimin e kontratës.

Para pak ditësh për shërbimet e francezit doli në skenë edhe Manchester City, me Pep Guardiolën që dëshironte Pogban për të përforcuar mesfushën e “Qytetarëve”.

Por siç raporton “The Athletic” mesfushori francez nuk ka ndërmend të “tradhëtojë” United, për të shkuar te rivali i tyre i përjetshëm, pasi Pogba u ka thënë “JO” drejtuesve të Cityt.

Megjithatë, lojtari dëshiron të luajë në Francë, në vendin e tij të origjinës, ku PSG është opsioni i preferuar për të, ndërsa Real Madrid apo Juventus kanë tingëlluar gjithashtu si destinacione të mundshme, edhe pse sot këto opsione janë ftohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *