Mauricio Pochettino është ende i gatshëm ta drejtojë Manchester Unitedin dhe do ta linte Paris Saint-Germainin midis sezonit për djajtë e kuq.
Unitedi e shkarkoi Ole Gunnar Solskjaerin nga posti i trajnerit të dielën në mëngjes, pas humbjes turpëruese 4:1 kundër Watfordit të shtunën.
Pochettino është përfolur si kandidat i mundshëm i Unitedit në të ardhmen edhe para shkarkimit të norvegjezit dhe tani thuhet se ai dëshira kryesore e djajve të kuq.
Sipas Manchester Evening News, Pochettino është i gatshëm ta braktisë PSG-në dhe t’i bashkohet tani Unitedin në vend se të presë deri në verë.
Pochettino, sipas burimeve të mediumit britanik, ndihet i parehatshëm në PSG dhe se ta drejtojë gjigantin francez nuk ishte dëshira e tij parësore.
Ai kishte dashur të qëndronte në Angli edhe pasi Tottenhami e shkarkoi në nëntor 2019, qoftë duke e marrë drejtimin e Unitedit apo edhe Arsenalit.
Unitedi konfirmoi se ndihmëstrajneri i Solskjaer, Michael Carrick, do të jetë në krye të ekipit përkohësisht, derisa klubi ta emërojë një trajner të përhershëm.
Në korrik Solskjaeri kishte nënshkruar marrëveshje të re me kohëzgjatje deri në vitin 2024, por u shkarkua pasi i humbi pesë prej shtatë ndeshjeve të fundit në Premierligë.
Solskjaer e la Unitedin në vendin e tetë në Premierligë me 17 pikë nga 13 ndeshje, 12 pikë larg liderit Chelsea.