Nedim Bajrami vetëm pak ditë më parë mori pasaportën shqiptare, teksa ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren kuqezi për të ardhmen, duke u larguar nga Zvicra, ku ka luajtur për ekipin e 21-vjeçarëve.
Mesfushori shqiptar po zhvillon një sezon shumë të mirë në Itali, ku aktivizohet me skuadrën e Empolit, e cila garon në Serinë B.
Për shkak të formës shumë të mirë që po kalon një gjurmët e futbollistit shqiptar janë vënë dy ekipe të elitës së futbollit italia Serisë A.
Sipas asaj që shkruan “EmpoliChannel”, Atalanta dhe Sampdoria ndjekin me kujdes futbollistin.
Bajrami pëlqehet shumë nga drejtuesit e të dyja ekipeve, të cilët po mendojnë strategjinë për ta afruar në verë.
22-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën, duke dhënë disa asiste dhe duke shënuar edhe gola.
Pikërisht për këtë arsye, trajneri i Kombëtares, Edi Reja e kërkoi me ngulm te Shqipëria, por pavarësisht se u stërvit me kuqezinjtë, nuk erdhi leja për t’u aktivizuar në ndeshjet eliminatore.