Tifogrupi prishtinas, ‘Plisat’, kanë shfaqur disa parulla ‘thumbuese’ për Ballkanin dhe trajnerin e tyre, Ismet Munishin.
Derbi javës së 20’të në Superligën e Kosovës i zhvilluar mes Prishtinës dhe Ballkanit nuk ka dhuruar fitues, me ndeshjen që përfundoi baras.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Fadil Vokrri’ ka përfunduar me rezultatin 0-0. Përkundër rasteve, asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej rrugën për të goli.
Dy tifogrupet e skuadrave ishin të pranishme në stadium, me ‘Plisat’ që nuk lanë pa ‘thumbuar’ kundërshtaret përmes disa parullave.
“Shehri o’ i madh, mu krahasu me livadh!” – kanë shkruar ‘Plisat’ në ‘Facebook’, teksa kanë publikuar edhe disa foto nga paraqitja e tyre sonte.
Ata i kanë kushtuar një parullë Ballkanit me mbishkrimin: ”Stadionin me një tribinë, rivalitet me Prishtinë?!” dhe një tjetër kushtuar Ismet Munishit me mbi shkrimin: “Blla Blla Blla, qe ku ‘o baba”.
Shehri o' i madh, mu krahasu me livadh!⚪?KF PRISHTINA – FC Ballkani29.02.2020
Posted by Plisat on Saturday, February 29, 2020