Në verë, Real Madrid mund të konsiderojë shitjen e Raphael Varane.
Siç është raportuar nga Marca, në fakt, nëse rinovimi i kontratës, që skadon në 2022, nuk arrin, Blancos do ta vendosin lojtarin në treg në mënyrë që të mos e humbasin atë në zero një vit më vonë.
Varane ka qenë prej kohësh në vëmendjen e PSG dhe Manchester United.
Do të ishte një humbje e madhe për Perez, por ekonomia “lëngon” pas pandemisë dhe për të rinovuar Varane kërkon rritje rroge që Reali sot nuk ja garanton dot në shifrat që ai do.
Pas Sergio Ramos, tjetër largim i madh parashikohet.