Bayern Munchen ende ka dyshime për të ardhmen e Philippe Coutinhos.
Sulmuesi brazilian nuk ka arritur të bindë gjermanët 100% dhe drejtuesit e kanë bërë të ditur diçka të tillë.
Ata nuk e dinë nëse do të paguajnë për brazilianin shifrën e 120 milionë eurove.
Barcelona nuk ka ndërmend që ta mbajë në Camp Nou prandaj po mendon dhe
për planin B.
Liverpooli dhe PSG janë dy ekipet e tjera që kanë shfaqur interes.
Coutinho mund të përfshihet në transferimin e Neymarit për të rikthyer lojtarin në Camp Nou.
Liverpooli nga ana tjetër mbetet shumë nostalgjik për lojtarin, por vështirë që Coutinho të ketë shumë minuta në “Aneld”.
Salah-Mane-Firmino janë sulmi i formuar i Klopp dhe vështirë që gjermani t’i prishë.