Plani i Manchester Cityt për transferimin e Erling Haaland gjatë verës

Manchester City raportohet se është duke planifikuar ‘vjedhjen’ e Erling Haaland para klubeve tjera.

Sulmuesi norvegjez është pjesë e Borussia Dortmundit për më shumë se një vit, por forma e lartë e treguar nga ai, ka bërë që shumë klube të mëdha të shprehin interesim.

Chelsea dhe Real Madrid besohet se do t’i hyjnë garës për transferimin e tij në vitin 2022, kur edhe do të aktivizohet klauzola e lojtarit për 68 milionë funte.

Por, ‘The Mirror’ shkruan se Manchester City nuk do presin edhe një vit e gjysmë, por do të dërgojnë një ofertë të majme në verën e këtij viti.

Klubi anglez e sheh sulmuesin 20 vjeçar si zëvendësuesin ideal të Sergio Agueros, i cili do largohet nga ‘Etihad Stadium’ gjatë verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *