Ata po mendojnë që pjesa e mbetur e sezonit në Serie A të luhet në jug të Italisë.
Të gjitha ekipet më të mira të veriut do të detyroheshin të kalojnë në jug, për të luajtur në stadiumet boshe.
Atje do të luhej çdo tre ditë deri më 12 korrik, por lojtarëve të cilët përfundojnë kontratat më 30 qershor, pas kësaj date, nuk do të kishin mundësi të paraqiteshin në fushë.
Një situatë e tillë do të bënte të Dejan Kulusevksi të mos mund të paraqitet për Parmën deri në fund të sezonit. E njëjta do të vlente edhe për Dries Mertnes dhe Jose Callejonin e Napolit.
Kjo alternativë është në kundërshtim me vendimin e fundit të FIFA-s, që ka kërkuar që lojtarët të cilët i përfundojnë kontratat më 30 qershor, do t’i vazhdojnë deri në përfundimin e sezonit 2019/2020.