Plaku i Gjilanit tregon se si e mposhtën Dritën

Java e 31-të e Superligës së Kosovës në futboll ashtu siç është pritur ka sjellë disa ndeshje të jashtëzakonshme dhe mjaft interesante.

Padyshim vëmendja ishte Gjilan aty ku u ballafaquan Drita e Gjilani e cila mbyllet me rezultat 0:2 për ta ndezur maksimalisht luftën për titull.

Sulmuesi i Gjilanit, Sebino Plaku në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjin ka treguar emocionet e fitores.

“Ishte ndeshje që ishte pritur shumë nga qyteti. Gjilani kishte kohë që nuk fitonte dhe pozita në tabelë e bënte të veçantë. Erdhi fitorja në momentin e duhur dhe na ka dhënë moral shumë të lartë.

Mungesa e tifozë ka ndikuar shumë. Edhe ne që jemi të ri do të donim ta ndjejmë derbin por në këtë rast më shumë ishim të fokusuar të futbolli”, ka thënë Sebino Plaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *