Kryetari i tifo-grupit të Prishtinës, Rinor Grajqevci është personi i plagosur sonte (e mërkurë) në Prishtinë.
Një person është plagosur sonte në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “UÇK” apo e njohur ndryshe si “Qafa”. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha ajo.
Ahmeti shtoi se “bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.
“Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, tregoi Ahmeti.