Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes skuadrës së Progres dhe asaj të Gjilanit, e vlefshme kjo për kualifikueset e Ligës së Konferencës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Municipal de la Ville de Differdange”, skuadra e Progres po avancon 1:0 ndaj Gjilanit.
Golin e vetëm deri tani e ka shënuar Mayron De Almeida, i cili shënoi në minutën e 11’ për ta kaluar Progres në epërsi prej 1:0.
Pjesa e parë, 1:0 në favor të Progres.