Andrea Pirlo tha se vëmendja ndaj detajeve është thelbësore për të fituar kampionatin pas barazimit 1-1 të Juventusit kundër Lazios.
“Biancocelestët” shënuan golin e barazimit të vonshëm me Felipe Caicedo në sekondat e fundit të katër minutave shtesë të lojës.
“Ne luajtëm një lojë të shkëlqyeshme, ata kurrë nuk patën një goditje në portë,” tha Pirlo për “DAZN” pas ndeshjes.
“Kampionatet fitohen nëse kujdesemi për çdo detaj, ne e keq-menaxhuam lojën në dhjetë minutat e fundit dhe ata shënuan golin e barazimit.”
“Koka është gjëja më e rëndësishme, nëse shkon në fushë me një qëndrim jo pozitiv, bën shfaqje të këqija. Shumë keq për rezultatin sepse meritonim më shumë, ”shtoi ai.
Cristiano Ronaldo u largua pas 73 minutash me një dëmtim në kyçin e këmbës.
“Ronaldo është një lojtar kyç jo vetëm për ne, por për të gjitha ekipet ku ai luajti, ai kishte një problem në kyçin e këmbës dhe u detyrua të largohej.”
“Kush hyri në fushë bëri mirë, ne kishim probleme për të mbajtur topin dhe për të menaxhuar lloje të caktuara të situatave.”, deklaroi në fund trajneri i Juventusit.