Pirlo thyen heshtjen, thotë fjalët e para si trajner i Juventusit!

Juventusi largoi nga detyra trajnerin Maurizio Sarrin dhe i besoi pankinën Andrea Pirlos. Ky i fundit sapo kishte marrë drejtimin e skuadrës U-23 dhe menjëherë më pas u vendos si kryetrajner te skuadra italiane.

Tekniku i ri ka komentuar aventurën e rëndësishme që do të marrë përsipër. “I lumtur dhe krenar për respektin dhe besimin që kam marrë nga Juventusi. Jam gati të nis këtë aventurë fantastike“, tha Andrea Pirlo. Pirlo firmosi me Juventusin deri në vitin 2022 me kampionët e Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *