Tri pikë, fitorja e parë në Serie A – nis epoka e Andrea Pirlos. Realizuan Kulusevski, Bonucci dhe Ronaldo.
Andrea Pirlo e ka nisur me fitore aventurën në stolin e Juventusit.
Zonja e Vjetër mori pikët e para në Serie A në ndeshjen e parë në shtëpi, duke e mposhtur 3-0 Sampdorian.
Pas 15 minutave lojë në Juventus Stadium, ekipi i Andrea Pirlos e gjeti golin e epërsisë me anë të blerjes së re, Dejan Kulusevski.
Golat tjerë u shënua në pjesën e dytë.
Leonardo Bonucci shfrytëzoi një tollovi në zonë, për ta dërguar topin në rrjetë për 2-0 në minutën e 79’, derisa Cristiano Ronaldo, që asistoi te goli i parë, e gjeti rrjetën duke ia bërë sefte për këtë sezon në minutën e 89’.
Pirlo e nisi këtë sfidë me ndryshime, duke rreshtuar skuadrën 5-4-1, diçka e re kjo për Zonjën e Vjetër, sinjale se me Andrean do të ketë gjëra të reja.