Tashmë afati kalimtar veror, zyrtarisht është mbyllur dhe sulmuesi më i përfolur i këtij afati kalimtar, Kylian Mbappe ka mbetur në PSG.
Francezi refuzoi rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2022, por kjo nuk mjaftoi që PSG ta shesë, ngase skuadra “Parisienë” refuzoi të gjitha ofertat e Real Madridit.
Pas dështimit të transferimit të Mbappes te klubi madrilen, ka reaguar edhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i cili postoi një foto të mediumit spanjoll ‘Marca’ që thoshte se cilin numër do ta marrë Mbappe te Reali.
Ndërsa, spanjolli në mbishkrim shkroi “El 7”.
El 7. pic.twitter.com/r69HYSMcaH
— Gerard Piqué (@3gerardpique) August 31, 2021
Ndërkohë, në rast që Mbappe vazhdon të refuzojë rinovimin, atëherë qysh në janar mund të nënshkruajë parakontratë me Real Madridin.