Pique i tronditur me drejtuesit e Barcës: Si ka mundësi që lojtari më i mirë në histori të kërkojë largimin?

Gerard Pique ka kritikuar qasjen e Josep Maria Bartomeu ndaj Lionel Messit.

Sipas Pique, një legjendë si Lionel Messi nuk duhet ta mendojë asnjëherë largimin nga Barcelona.

Spanjolli shton se me Messin duhet bërë gjithçka për t’u arritur një marrëveshje, madje edhe stadiumi i Barcelonës duhet ta mbaj emrin e tij.

“Çështja Messi? Po të isha presidenti do të kisha vepruar ndryshe. Nuk kam pasur shumë kontakte me të ato ditë sepse mendova se ishte një vendim shumë personal. Mbaj mend diçka kur i thash: Leo, është një vit, dhe më pas vijnë njerëz të rinj”, ka deklaruar Pique.

“Një lojtar i cili për 16 vjet ka dhënë kaq shumë… je i detyruar të bësh një marrëveshje me të”.

Në lidhje me dërgimin të një mesazhi të Messit me burofax, Pique shtoi: “Pyes veten, si mund të ndodhë që lojtari më i mirë në histori, që kemi pasur fatin ta shijojmë, të ngrihet një ditë dhe të dërgojë një burofax sepse ai mendon se ata nuk po e dëgjojnë atë. Kjo është tronditëse. Stadiumi i ri duhet të ketë emrin e tij dhe më pas të sponsorit. Ne duhet t’i ruajmë figurat tona, jo t’i diskreditojmë ato”.

“Më habit fakti që njerëz si Guardiola, Xavi, Puyol ose Valdes nuk janë në klub. Ju duhet t’i mbani ata, janë pjesë e historisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *