Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelonës, është i zhgënjyer me humbjen e thellë në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich.
Barça u turpërua në Lisbonë, duke u mposhtur 8-2, një ndër humbjet më të mëdha në histori të klubit.
Pas ndeshjes, i nervozuar me këtë humbje turpëruese – Pique nuk u kursye.
“Klubi ka nevojë për ndryshime, e kemi prekur fundin”, u shpreh ai.
“Nëse klubi ka nevojë të sjellë gjak të ri, unë jam i parë që pranoj të largohem”.
“Është një ndeshje e tmerrshme, është e turpshme… në Evropë nuk mund të dalim kështu, nuk është as hera e parë e as e dyta, shpresoj të shërbejë për diçka”.