Mediat spanjolle raportojnë se qendërmbrojtësi i ka prishur punët me presidentin Joan Laporta
Pozicioni i Gerard Piques në Barcelonë është duke u lëkundur dita-ditës.
Mediumi spanjoll “Sport” raporton se qendërmbrojtësi spanjoll i ka prishur punët me presidentin Joan Laporta.
Pique duket se ka mbetur i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe tash ka raporte të zbehta edhe me trajnerin Ronald Koeman.
Për këtë, ish-futbollisti i Manchester Unitedit mund ta kërkojë një ekip tjetër nga sezoni i ardhshëm.
Këtë do ta bënte në vitet e fundit të karrierës.
Pique megjithatë mbetet një legjendë në “Camp Nou” për kontributin e tij dhe për trofetë e shumtë të fituar.
Ai ka qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.