Milani luan një ndeshje të vështirë të shtunën në “San Siro” përballë Empolit.
Në kuadër të kësaj sfide ka folur në një konferencë për shtyp trajneri Stefano Pioli, i cili ka dhënë një mendim për Nedim Bajramin.
“Ata janë një skuadër shumë teknike dhe luajnë me dinamizëm. Nuk është e lehtë të luash ndaj një mesfushe që ka dy liderë. Skuadra jonë e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe është e përqendruar. Mendoj që jemi përgatitur mirë në kuadër të kësaj sfide. Bajrami? Kjo është një skuadër e paparashikueshme që i pëlqejnë inkursionet e mesfushorëve dhe kualitetet individuale janë. Duhet të përgëzoj trajnerin Andreacoli për punën e bërë”.