Lajm i mirë për Hirving Lozano, protagonist i një dëmtimi shumë të keq, pas përplasjes shumë të rrezikshme me portierin kundërshtar, Marvin Phillips, me rastin e ndeshjes midis Meksikës dhe Trinidad & Tobago në “Gold Cup”. Sulmuesi i Napolit la grumbullimin e kombëtares meksikane, pas rezultateve pozitive të ekzaminimeve neurologjike, si pasojë e traumës.
Pas një shtytjeje nga mbrojtësi kundërshtar, Lozano humbi ekuilibrin e tij dhe ra, duke u përplasur me gjurin e portierit kundërshtarit. Pas disa çastesh terrori, në të cilin ai qëndroi në tokë dhe dukej se kishte humbur vetëdijen, lojtari i Napolit u transportua jashtë fushe me një barelë.
Pas transportit në spital, 40 qepje iu vendosën në plagën mbi syrin e majtë. Ditët e fundit, 25-vjeçari ka qenë nën vëzhgimin e mjekëve. Testet kanë përjashtuar ndërlikimet, me futbollistin që ka lënë spitalin dhe kombëtaren për t’u kthyer te familja e tij në Meksikë për disa ditë pushimi.
Lozano tani do të ketë nevojë për t’u rehabilituar. Lojtari i datëlindjes 1995 do të shijojë pushimet e merituara në Meksikë, pas një sezoni të gjatë dhe angazhimeve me ekipin kombëtar, përpara se të kthehet në Itali dhe ta vërë veten në dispozicion të trajnerit të ri të Napolit, Luciano Spalletti.