Pesë portierët më të mirë në Europë, ja ku renditet Thomas Strakosha

Thomas Strakosha po kalon një nga sezonet e tij më të mira, e kjo reflektohet edhe në situatën e klubit të tij që aktualisht renditet në vendin e parë. Po të shohësh,edhe statistikat flasin për gardianin kuqezi.

Sipas faqes së njohur për statistikat në futboll “Who score” Strakosha renditet i 3-ti në Europë, për sa i përket shakllës së pritjeve në ndeshjet e zhvilluara deri tani.

Me pritjet e tij të jashtëzakonshme, Strakosha renditet një vend më pak se super portieri i Liverpulit, Alison Beker, i cili vlerësohet vetëm 1.6% më mirë.

Listën e kryeson portieri i Montepeler , Geroine Ruli , ndërkohë portieri i Borusia Monçegladbah, Ian Somer renditet i 4-ti në listën me 5 portierët më të mirë që mbyllet me portierin e Atletiko Madridit, Jan Oblak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *