Tekniku francez pas super karrierës si futbollist është duke bërë punë të shkëlqyer edhe në stolin e Realit dhe këtë e ka dëshmuar duke fituar tri herë rresht Ligën e Kampionëve.
Mirëpo, këto janë pesë gjërat që ndoshta nuk i dini për Zidanen:
1.Mesatarja e tij për trofe është në 19 ndeshje
Titulli i La Liga-s 2019-20 nga Zinedine Zidane u arrit për tri sezone e gjysmë, që nënkupton një trofe brenda 19 ndeshjeve.
Gjithashtu ai është i vetmi trajner që ka fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.
Zidane është trajneri i parë francez në stolin e Realit
Real Madridi ndoshta ka shumë lojtarë francez në skuadër dhe kanë pasur trajnerë në 16 shtete të ndryshme. Por, Zidane është francezi i parë që ulët në stol
I ka mbetur vetëm një trofe pa fituar
Zidane ka fituar gati gjithçka në futboll, nga Kupa e Botës dhe Liga e Kampionëve te Topi i Artë dhe shumë trofe. Mirëpo, Kupa e Mbretit mbetet trofeu i vetëm që ende se ka fituar si trajner ose lojtar. Ai arriti që të fitojë këtë trofe në vitin 2014, por atëherë ishte vetëm asistenti i Carlo Ancelottit.
Djemtë e tij janë duke ndjekur hapat e tij në futboll
Zidane është babai i katër djemve, të cilët të gjithë kanë karrierë futbollistike. Mesfushori Enzo është duke luajtur për Almeria. Portieri Luca është momentalisht të Rayo Vallecano, derisa Theo dhe Elyaz janë në akademinë e re të “Los Blancos”.
Është francezi më i famshëm i të gjitha kohërave
Në vitin 2004 nga gazeta franceze, ‘Le Journal du Dimanche’, Zidane u votua si figura më e famshme franceze e të gjitha kohërave. Votat nuk ishin për sport, por edhe për figura publike, mirëpo prapëseprapë Zidane u votua si më i miri./Lajmi.net/