Përpos Dritës, edhe katër skuadra shqiptare zbresin sonte në fushë në Ligën e Konferencës

Liga e Konferencës vazhdon sonte me ndeshjet e kthimit të rrethit të dytë kualifikues.

Përveç Dritës së Gjilanit që sonte luan me Antëerpin në Prishtinë, edhe katër skuadra tjera shqiptare zhvillojnë ndeshjet e dyta.

Vllaznia, skuadra nga Shkodra luan në udhëtim te Craiova në Rumani me fillim nga ora 19:30. Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” u mbyll 1:1.

Gjysmë ore më vonë sfidën e kthimit e zhvillon edhe Laçi si vendas i Petrocubit, me takimin e parë që përfundoi 0:0.

Shkëndija e Tetovës që është afër kalimit tutje, e luan takimin në Shkup me Valmeirën të cilën e mundi 1:2 në udhëtim.

Krejt në fund, nga ora 21:00, Tirana luan si vizitore te Zrinjski në Bosnje e Hercegovinë. Kampionët e Shqipërisë do ta kenë mjaft vështirë për faktin se në Shqipëri u mundën 0:1 një javë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *